Bixhozi shkatërron familje në këtë shtet

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 15:51
Bixhozi shkatërron familje në këtë shtet

“Unë nuk i dhashë para për baste dhe ai më pas mori nga të afërmit. Ma mbajti fshehur derisa na erdhën njerëzit që u kishte gati 10 mijë euro borxh. Ma dhanë një afat për t’i kthyer. Mora hua nga të gjitha anët dhe tani i kthej nga pensioni. Ai nuk i ndaloi bastet”.
Kjo është Ivanka – emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e rel– nëna e një, siç shprehet vetë ajo, kumarxhiu të madh.

Të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit, gjithashtu pensionist, nuk i kalojnë 500 euro. Djali i tyre është 32 vjeç, i papunë dhe ka nisur të luajë bixhoz 15 vjet më parë.

“Nuk do që të punojë. Nuk e di se nga kush merr [para] tani. Nuk mund t’i shoh në sy të afërmit nga turpi dhe jetoj me frikën se dikush do të shfaqet përsëri në derën tonë”, thotë kjo qytetare e Malit të Zi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në këtë vend, të vitit 2020, një në dy 17-vjeçarë luan bixhoz.

Pikërisht për shkak të të rinjve që fillojnë të luajnë me parashikimet sportive që në moshë të vogël, koalicioni i Forumit Shqiptar, i cili pritet të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme të Malit të Zi, do të kërkojë nga partnerët e koalicionit mbylljen e kazinove dhe të pikave të basteve.

“Shumë prej tyre vënë bast sepse, përveç tjerash, objektet ku mund ta bëjnë këtë, janë lehtësisht të qasshme, madje edhe pranë shkollave”, thotë Nikollë Camaj nga Forumi Shqiptar.

Në Mal të Zi gjenden më shumë se 1.100 objekte për baste – shumica e të cilave janë në Podgoricë, gati 350.

(Kosova Sot Online)