Ministri Nenad Rashiq zbulon detaje: Ndërkombëtarët janë të lodhur me ne, prandaj po e kërkojnë Asociacionin

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 08:18
Ministri  Nenad Rashiq zbulon detaje: Ndërkombëtarët janë të lodhur me ne, prandaj po e kërkojnë Asociacionin

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rasic thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një obligim i cili nuk do të hiqet nga tavolina, transmeton "Kosova sot Online". Sipas tij, emërtimi i tij nuk është me rëndësi, por përbërja.

Rasic theksoi se ndërkombëtarët po kërkojnë formimin e Asociacionit pasi kjo çështje është bërë e lodhshme pasi ka zgjatur me vite. 

“Sepse janë lodh me ne, të themi ashtu në fjalë popullore. Nuk po them që është konflikt, por ky mospajtim në formën që zgjat me vite me të vërtetë jo vetëm për ata, por për ne vetë”, deklaroi ai në “Ditari” në Tëvë1.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të Marrëveshjes së parë të Brukselit, më 2013 arritën pajtim për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Serbia insiston që Asociacioni të formohet, por Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni një etnik.