Një i vdekur e tre të plagosur në një kafiteri në Skenderaj

  • E.K /
  • 10 August 2023 - 09:04
Një i vdekur e tre të plagosur në një kafiteri në Skenderaj

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal Runikë të Skenderajt, mbrëmë pas mesnate, përcjell "Kosova Sot Online".

Bazuar në hetimet  fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga hetimet  e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes,  dyshohet  se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri  kanë shtënë  me armë dhe  janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.

Hetuesit  e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për  identifikimin  dhe arrestimin e kryesit/ve  të veprës  si dhe zbardhjen e  kësaj vepre penale .

(Kosova Sot Online)