Tri vrasje për më pak se një javë në Kosovë, Berisha kërkon orë policore

  • E.K /
  • 10 August 2023 - 11:27
Tri vrasje për më pak se një javë në Kosovë, Berisha kërkon orë policore


Deputeti, Bekë Berisha, ka propozuar që pas ngjarjeve që ndodhën javën e kaluar dhe këtë javë ku mbetën tre persona të vrarë në disa lokale, ka thënë se duhet të vendoset ora policore, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas tij ngritja e nivelit të dhunës këtyrë ditëve të fundit ka shqetësuar të gjithë.

Berisha i ka bërë thirrje drejtorit të policisë që të dal me plan konkret, duke ndermarrë veprimet e duhura.

“Ngritja e nivelit të dhunës ditëve të fundit na ka shqetësuar të gjithëve tej mase. Para se të gjejmë fajtorin dhe të flasim për fenomenin apo për defektet të mos efikasitetit të sistemit të sigurisë, rendit dhe drejtësisë në vendin tonë. I bëj thirrje drejtorit të policisë të dal me plan konkret, duke ndermarrë veprimet e duhura, që kjo gjendje të stabilizohet.
Orë policore;”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online)