Logopedi nga ky vend i Kosovës dyshohet se e kapi për flokësh vajzën e mitur

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 09:00
Logopedi nga ky vend i Kosovës dyshohet se e kapi për flokësh vajzën e mitur

Se vajza e saj e mitur është kapur për flokësh nga një logoped,  ka raportuar në polici një nënë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Viktima po trajtohej te logopedi.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Podujevë 12.08.2023-11:30.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh)  nga logopedi,  i dyshuari mashkull kosovar ku ishte duke u trajtuar viktima. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)