Gjobitet shoferi në Prishtinë pasi tejkaloi kolonën

  • A.P /
  • 05 February 2026 - 12:05
Gjobitet shoferi në Prishtinë pasi tejkaloi kolonën

Policia ka njoftuar se ka identifikuar një kundërvajtës në Prishtinë pasi ka tejkaluar kolonën e automjeteve duke shfrytëzuar trotuarin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai është gjobitur me 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse për 3 muaj.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, duke theksuar se veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

(Kosova Sot Online)