Regjistrimi i popullsisë në Britani nxjerr shifra interesante për kosovarët: 48% myslimanë, 29% të pafe, 10 % të krishterë

  • E.k /
  • 14 August 2023 - 13:20
Regjistrimi i popullsisë në Britani nxjerr shifra interesante për kosovarët: 48% myslimanë, 29% të pafe, 10 % të krishterë

Analisti i njohur, Agon Maliqi, ka publikuar disa shifra nga regjistrimi i popullsisë në Britaninë e Madhe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tyre, prej 30 mijë kosovarëve që banojnë në këtë shtet, 48 për qind prj tyre kanë deklaruar se janë myslimanë, 30 për qind kanë thënë që janë të “pafe” , ndërsa 10 për qind të krishterë.

Maliqi ka shtruar disa pyetje: “A po i rrejnë kosovarët anketuesit në Britani se janë të pa fe prej ndonjë kompleksi, apo po i rrejnë anketuesit në Kosovë se janë myslimanë prej marres? Apo emigracioni në Britani të Madhe nuk është përfaqësues i shoqërisë kosovare në përgjithësi, dhe atje kanë shkuar më shumë shtresat shoqërore më sekulare? Gjithsesi, rast për t’u studiuar. A ka dikush të dhëna krahasuese për censuset në Gjermani dhe Zvicër?”

“Në regjistrimin e popullsisë (censusin) e bërë në Britani të Madhe, prej 30,000 kosovarëve që banojnë në këtë shtet, 48 për qind janë deklaruar myslimanë, gati 30 për qind si të “pa fe”, ndërsa 10 për qind të krishterë. Pyetja shtrohet: a po i rrejnë kosovarët anketuesit në Britani se janë të pa fe prej ndonjë kompleksi, apo po i rrejnë anketuesit në Kosovë se janë myslimanë prej marres? Apo emigracioni në Britani të Madhe nuk është përfaqësues i shoqërisë kosovare në përgjithësi, dhe atje kanë shkuar më shumë shtresat shoqërore më sekulare? Gjithsesi, rast për t’u studiuar. A ka dikush të dhëna krahasuese për censuset në Gjermani dhe Zvicër?”, ka shkruar Maliqi.

(Kosova Sot Online)