Zhduket një vajzë, u largua nga banesa dhe deri tani nuk është kthyer

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 16:48
Zhduket një vajzë, u largua nga banesa dhe deri tani nuk është kthyer

Raportohet se një vajzë 18-vjeçare nga Fieri është zhdukur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ka qenë nëna e saj e cila ke denoncuar në komisariatin e Fierit se prej 5 ditësh vajza e saj është larguar nga banesa dhe se nuk është kthyer më.

“Në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja R. H., 39 vjeçe, se në datë 09.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares”, bën me dije policia.

(Kosova Sot Online)