Voziti në 204 km/h, Policia në Prizren e gjobiti shoferin me 300 euro dhe ndalim të vozitjes për tre muaj

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 11:23
Voziti në 204 km/h, Policia në Prizren e gjobiti shoferin me 300 euro dhe ndalim të vozitjes për tre muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjobitur në rrugën Vërmicë-Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë është gjobitur me 300 euro gjobë për tejkalim të shpejtësisë, dhe ndalim të drejtimit të automjetit për tre muaj.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 204 km/h, i njëjti është gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)