Më në fund dalin pagat për të gjithë minatorët

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 13:56
Më në fund dalin pagat për të gjithë minatorët

Për të gjithë minatorët e minierës së Trepçës, sot në mesditë janë ekzekutuar pagat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar, u.d. së kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Trepça Sh.A. Enis Abdurrahmani.

“Pagat e të gjithë punëtorëve janë ekzekutuar”, ka thënë ai.

Deri në momentin e ekzekutimit të pagave, minatorët ishin në grevë.

(Kosova Sot Online)