Vetura BMW me shpejtësi skëterrë ‘fluturon’ nga rruga mbi digën e liqenit të Tiranës

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 13:21
Vetura BMW me shpejtësi skëterrë ‘fluturon’ nga rruga mbi digën e liqenit të Tiranës

Janë publikuar pamjet e frikshme të aksidentit sot te Diga e Liqenit Artificial në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Makina tip BMW X6 me shoferin 26 vjeçar ka ardhur me shpejtësi skëterrë nga Rruga e Kosovarëve dhe është ngjitur fluturimthi në pedonalen e digës së liqenit duke u përplasur tek bordurat mbrojtëse.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar në drejtim të paditur. Dyshohet se në momentin e aksidentit drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

(Kosova Sot Online)