
Ethet e Nilit përhapen në Evropë, sidomos në Itali

Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen me shpejtësi në vendet europiane, sidomos në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.
Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve ka konfirmuar 90 të infektuar, të regjistruar nga 9 gushti. Ekspertët sugjerojnë se shumica e rasteve kanë ardhur nga Italia, ku janë regjistruar 56 të prekur dhe një viktimë, gjatë këtij viti.
Virusi i Nilit Perëndimor mund të transmetohet te njerëzit përmes pickimit të një mushkonja të infektuar, por jo nga njeriu tek njeriu.
(Kosova Sot Online)