Shpërthim në një minierë qymyri

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 19:52
Shpërthim në një minierë qymyri

Të paktën 11 persona u vranë në shpërthimin që ndodhi të hënën në një minierë qymyri në provincën Shaanxi, në veriperëndim të Kinës, njoftoi sot televizioni shtetëror i Kinës CCTV, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë momentit të shpërthimit rreth 90 punëtorë ishin në tunelet e minierës së qymyrit Xidai, pranë qytetit të Yan’an. Vetëm 81 persona dolën në sipërfaqe, ndërsa 2 të tjerë humbën jetën në spital nga plagët e marra, 11 të tjerë janë ende të shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

9 trupa u gjetën nga ekipet e shpëtimit që kërkuan në minierë.

Autoritetet lokale kanë urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Aksidentet ose fatkeqësitë në minierat e Kinës ndodhin ende shpesh, megjithëse më pak në vitet e fundit, me autoritetet që zakonisht i atribuojnë ato me shkelje të protokollit të sigurisë.

(Kosova Sot Online)