
Reagon Oda e Stomatologëve pasi një grua dyshohet se vdiq pas marrjes së shërbimeve shëndetësore stomatologjike në Malishevë

Oda e Stomatologëve të Kosovës ka dalur me një reagim, ku është thënë se me vëmendje është duke përcjellë rastin e ndodhur dje në Malishevë, ku një grua pas vizitës në një qendër stomatologjike, i është keqësuar gjendja dhe me pas ka vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.
OSK zotohet se pas daljes së raporteve të inspektoratit shëndetësor në institucionin shëndetësor ku është dhënë shërbimi stomatologjik, do të jetë në krye të detyrave dhe misionit të saj, duke ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj stomatologut, anëtarit të OSK-së, në raport me të gjeturat e konstatuara të inspektoratit shëndetësor.
Oda e Stomatologëve të Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes me rastin e ndarjes tragjike nga jeta e pacientës nga Malisheva.
(Kosova ot Online)