Greqia pranon ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 17:31
Greqia pranon ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve

Qeveria greke ka pranuar ndihmën nga Shqipëria për situatën e zjarreve. Ministria e Mbrojtjes njofton se tashmë drejt vendit fqinj do të shkojnë 10 mjete zjarrfikëse dhe 58 zjarrfikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më konkretisht 58 forca zjarrfikëse, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër janë nisur për të ndihmuar Greqinë. Paraditen e sotme Greqia e refuzoi ndihmën e Shqipërisë, duke thënë se nuk kishin më nevojë.

Pavarësisht tensioneve të ditëve të fundit për çështjen Beleri, Shqipëria u tregua e gatshme të ndihmonte Greqinë ku deri më tani janë shënuar 26 viktima nga zjarret.

(Kosova Sot Online)