Vdes një vjeçarja nga Saranda, konsumoi aksidentalisht metadon

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 10:16
Vdes një vjeçarja nga Saranda, konsumoi aksidentalisht metadon

Ka ndërruar jetë sot në spitalin e Tiranës, një vjeçarja që konsumoi aksidentalisht metadon katër ditë më parë në Sarandë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Metadoni ishte lënë mbi tavolinën e banesës nga daja i saj në Delvinë, por e vogla e ka konsumuar aksidentalisht.

Ajo u nis të dielën me helikopter nga Spitali i Sarandës, pasi kishte marrë ndihmën e parë.

(Kosova Sot Online)