Nagavci jep detaje se sa prindër kanë aplikuar sot për subvencionimin e librave shkollor

  • A.P /
  • 25 August 2023 - 19:31
Nagavci jep detaje se sa prindër kanë aplikuar sot për subvencionimin e librave shkollor

Deri në orën 19, kanë aplikuar 11,800 prindër për subvencionim për librat e fëmijëve, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo njoftoi se aplikimi për subvencionim do të jetë I hapur deri në fund të muajit shtator.

“Deri në ora 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor. Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)