Hoti: Qeveria Kurti fundin e ka afër

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 15:02
Hoti: Qeveria Kurti fundin e ka afër

Me kritikat e tij ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti,  ka vazhduar deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Sipas Hotit, kjo qeveri fundin e ka afër, duke shtuar se “me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike”

"Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër.

Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër", ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)