A është anëtar i LDK-së Përparim Rama?

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 16:28
A është anëtar i LDK-së Përparim Rama?

Pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk është anëtar i LDK-së, por partner i ngushtë i saj ka reaguar anëtari i Kryesisë së LDK-së, Valon Murtezaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Murtezaj tha se nuk ka sens ajo çfarë ka deklaruar Rama.

“Kryetari i Prishtinës nuk qenka anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, partner i ngushtë. Ndërsa i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën. Çfarë nonsensi”, ka thënë Murtezaj.

Ndryshe, këtë deklaratë Rama e tha të martën, ku ndër të tjera theksoi se janë dakorduar, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abixhikun, që ai të merret me partinë ndërsa vet ky, të merret me kryeqytetin.

”Kam garuar me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe normal që jam partner i ngushtë i LDK-së, por nuk jam anëtar i kësaj partie. Unë e shohë mundësinë perfekte për bashkimin e të gjitha forcave që e ndihmojnë zhvillimin e kryeqytetit”, u shpreh Rama.

(Kosova Sot Online)