Vritet një person në Malishevë

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 14:23
Vritet një person në Malishevë

Një person dyshohet se është vrarë sot në Malishevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Rasti është duke u hetuar.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.”

(Kosova Sot Online)