Ja kush po e kundërshton vendimin e Përparim Ramës për mbylljen e disa rrugëve

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 18:06
Ja kush po e kundërshton vendimin e Përparim Ramës për mbylljen e disa rrugëve

Vendimin e kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, për mbylljen e rrugëve që kalojnë nëpër parkun e UP-së dhe Bibliotekës Kombëtare, e kanë kundërshtuar anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata kanë mbajtur mbledhje për të diskutuar rreth vendimit që prek hapësirën e kampusit universitar dhe sipas tyre e njëjta mund të përdoret për parkingje të stafit.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se universiteti nuk ka pronësi në kampusin qendror, por. sipas tij, si shfrytëzues kanë disa të drejta të caktuara.

“Universiteti nuk ka pronësi mbi këtë kampus qendror, por si shfrytëzues ne kemi disa të drejta të caktuara mirëpo, duhet të shohim pastaj qëllimin e përdorimit të hapësirave të caktuara, megjithatë unë mendojë që është plotësisht e mundshme nga ajo që pamë hapësirat ekzistuese që kemi të përdoren për parkingje. Gjithashtu nga disa diskutime më përfaqësuesin e komunës një pjesë e fakultetit filologjik, hapësira e cila përdoret për parkingje nga ndërtesa ajo është brenda strukturës së ndërtesës, ajo do të vazhdojë dhe do të mund të përdoret si parking nga fakulteti dhe stafi. Mirëpo pjesa përball saj është rrugë”, tha Qerimi.

(Kosova Sot Online)