Gjykata pezullon vendimin e Pecit për lirimin e objektit ngjitur me AAK-në

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 17:33
Gjykata pezullon vendimin e Pecit për lirimin e objektit ngjitur me AAK-në

Për shtyrje të vendimit të ministrit Faton Peci i cili kishte urdhëruar familjen Bogaj të lëshonte një pronë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” me pretendimin se është pronë e Ministrisë së Bujqësisë, ka marrë vendim Gjykata Themelore në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministri Faton Peci kishte njoftuar më 24 gusht se ka marrë vendim që të lirohet objekti që gjendet ngjitur me AAK-në, duke kritikuar Prokurorinë dhe ish-ministrat se s’kanë ndërmarrë asgjë lidhur me këtë rast.

Pas vendimit të Pecit për lirim të këtij objekti, kishin reaguar nga familja që ka në pronësi këtë objekt duke akuzuar Pecin për shpifje dhe duke e cilësuar vendimin e tij për lirim të objektit si shantazh.

(Kosova Sot Online)