Përparim Rama takon rektorin e Universitetit të Prishtinës

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 15:40
Përparim Rama takon rektorin e Universitetit të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim rektorin e Universiteti të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe kryesuesin e Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.

Në njoftimin e dhënë nga Universiteti i Prishtinës bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua “rreth ideve për transformim të kampusit të UP-së, me qëllim krijimin e hapësirave të reja për këmbësor, gjelbërim dhe rekreacion”.

Ndërsa, Komuna e Prishtinës u zotua për bashkëpunim të ngushtë, me qëllim ekzekutimin e ideve të tilla, me ndikim pozitiv tek studentët dhe komuniteti, si partner strategjik i Universitetit të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)