Haziri: 'Rruga e Re' është brend dhe emër për programin qeverisës

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 23:04
Haziri: 'Rruga e Re' është brend dhe emër për programin qeverisës

Për nismën e partisë, të titulluar “Rruga e Re”, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka dhënë një koment, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai beson se “Rruga e Re” është brend dhe emër për programin qeverisës.

Kështu është shprehur ai në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se “, ideologjia e logo e LDK-së janë vlera më e madhe që krenohemi”.

Ai ka ndarë edhe pamje bashkë me kolegët e tij dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të takimit për finalizimin e programit “Rruga e Re”.

Ai vlerëson se “Rruga e Re” do të ofrojë projekte e nisma të mëdha.

(Kosova Sot Online)