Halimi: 'Rruga e Re' është përkushtim për një shoqëri

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 13:47
Halimi: 'Rruga e Re' është përkushtim për një shoqëri

"Rruga e Re” është përkushtim për një shoqëri ku vendin e propagandës e zë përgjegjësia, për ofrim të zgjidhejve të problemeve të qytetarëve, e për Kosovën që rreshtohet krah botës që i prinë Amerika, ka deklaruar zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Reagimi i plotë:

Përgjatë dy ditëve diskutimi e punë të jashtëzakonshme, finalizuam Programin Politik të LDK-së, ‘Rruga e Re’, projektin e një kauze të madhe për perëndimorizimin dhe integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.

‘Rruga e Re’ është përkushtimi për një shoqëri të lirë e të hapur, ku vendin e propagandës e zë përgjegjësia, për të ofruar zgjidhje të problemeve të qytetarëve; është rrugëtim drejt së ardhmes, drejt një mendësie qytetare, e cila lë pas gjuhën e urrejtjes, si në ditët me shumë dritë të LDK-së rugoviste, që nuk do ta ndajë shoqërinë kosovare në ‘ne’ dhe ‘ata’, por do ta unifikojë në pluralitet mendimesh e veprimesh politike.

Për Kosovën në rreshtin e botës që i prinë Amerika!

Për emancipim e mirëqenie!

Në një ambient paqësor e të vlerave të përbashkëta, të standardeve më të larta të humanitetit!

(Kosova Sot Online)