Arrestohet një mjek pasi e ngacmoi sek*sualisht një vajzë

  • A.P /
  • 11 May 2026 - 10:05
Arrestohet një mjek pasi e ngacmoi sek*sualisht një vajzë

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N. Nunka.

Sipas informacioneve që bëhen me dije, 21 vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.

Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72 vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

21 vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72 vjeçarit.
Pritet që në vijim, mjeku kirurg të dalë në masë sigurie ku do të jetë gjykata që do të vendosë për këtë çështje.

(Kosova Sot Online)