Delawie: Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia duhet ta njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 20:06
Delawie: Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia duhet ta njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës

Thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës,  iu ka bërë ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Delawie, në një postim në rrjetin social, X (ish-Twitter), ka thënë se në këtë mënyrë ato kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan.

 “Është padyshim koha që Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia ta njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan”, ka shkruar Delawie.

Ish-ambasadori, në këtë postim, ka shpërndarë një shkrim të kolumnistit dhe asistentit kërkimor nga Spanja, Juan García-Nieto, ku flet për Kosovën dhe domosdoshmëri e njohjes nga të gjitha vendet e BE-së.

(Kosova Sot Online)