Thaçi: Serbët nuk pranojnë me u integru, është e pamundshme

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 23:10
Thaçi: Serbët nuk pranojnë me u integru, është e pamundshme

Jusuf Thaçi, analist, ka thënë të enjten se po injorohet një fakt se “serbët e Kosovës nuk po duan të integrohen për shkak se shteti qeveriset nga shqiptarët”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë më tutje se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti po e vazhdon procesin e njëjtë të dialogut me Serbinë.

”Qeveria po vazhdon njëjtë me procesin e njëjtë që ka fillu para 12. Ne po vazhdojmë të refuzojmë disa fakte. Serbët nuk pranojnë me u integru, është e pamundshme. Nuk po them që kemi bërë gjithçka, por edhe sikur të kishim bërë gjithçka, serbët qartazi nuk duan me u integru një vend ku qeverisë shumica shqiptare“, ka thënë Thaçi.

Më tutje, ai ka deklaruar se Veriu praktikisht nuk është ndarë rastësisht, duke përmendur ndërkombëtarët.

”Fakti i dytë është se Veriu atje nuk është i ndarë rastësisht, e ka nda ndërkombëtarët. Atë ndarje praktike joformale e kanë konkretizu ndërkombëtarët“, ka thënë Thaçi

Sipas tij, jo e gjithë bashkësia ndërkombëtare është me Kosovën

(Kosova Sot Online)