Vetëvritet një 29 vjeçar në Ferizaj

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 16:19
Vetëvritet një 29 vjeçar në Ferizaj

Në një objekt banesor që ishte në ndërtim, një 29 vjeçar sot dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se policia po e heton rastin.

“Ju njoftojmë se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person, mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”.

Mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt, që kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ekipe të policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes gjithashtu dhe po e hetojnë rastin.

Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)