Merret peng një 14-vjeçare për disa orë nga një djalë 17 vjet më të madh

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 13:48
Merret peng një 14-vjeçare për disa orë nga një djalë 17 vjet më të madh

Një 14-vjeçareje i është hequr për disa orë liria duke e mbajtur të mbyllur në banesë nga një djalë 17 vjet më të madh,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ngjarja është regjistruar në një fshat të Matit.

Ergys Kertuka, banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.

Ndaj 31-vjeçarit është ngritur akuza "Heqja e paligjshme e lirisë".

Ky është rasti i dytë brenda dy ditësh ku u hiqet liria për disa orë vajzave 14-vjeçare.

Dje u denoncua nga Policia e Tiranës një rast i ngjashëm.

(Kosova Sot Online)