Annalena Baerbock në vizitë zyrtare në SHBA

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 13:45
Annalena Baerbock në vizitë zyrtare në SHBA

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të zhvillojë sot një vizitë shumëditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke udhëtuar fillimisht në bastionin republikan të Teksasit, ku axhenda e saj përfshin bisedime me guvernatorin Greg Abbott, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përpara se të takohet me Abbott, një anëtar i partisë republikane kundër migracionit, Baerbock ka planifikuar të vizitojë një kompani në Austin që teston automjetet në bashkëpunim me gjigantin gjerman të makinave “Volkswagen”.

Të mërkurën, kryediplomatja gjerman do të udhëtojë në qytetin më të madh të Teksasit, Hjuston, për t’u takuar me përfaqësuesit e një shoqate të zyrtarëve të zgjedhur latinë, e ndjekur nga bisedimet me kryebashkiakun demokrat, Sylvester Turner.

Baerbock do të shoqërohet në Teksas nga një delegacion nga qyteti gjerman lindor Leipzig, qyteti binjak i Hjustonit.

Udhëtimi i Baerbock në SHBA, i cili vjen pas vizitës dje në Kiev, përfshin gjithashtu një ndalesë në Uashington të enjten dhe të premten, ku janë planifikuar bisedime me përfaqësuesit e Kongresit të SHBA-së.

Baerbock do të takohet gjithashtu me homologun e saj Antony Blinken.

“Pas kësaj, ministrja ka planifikuar të qëndrojë në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork javën e ardhshme”, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme. 

(Kosova Sot Online)