Policia e Kosovës arreston personin që ishte i kërkuar

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 21:21
Policia e Kosovës arreston personin që ishte i kërkuar

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, njofton se sot ka arrestuar një person, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Njësia FAST-Kosova, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Pejë, në koordinim edhe me organe tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar.

“Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore turke, dyshohet se është i përfshirë në trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla, thekson policia.

(Kosova Sot Online)