Shpërthen një bombol gazi, shtëpia kaplohet nga zjarri në Skenderaj

  • E.k /
  • 16 September 2023 - 10:59
Shpërthen një bombol gazi, shtëpia kaplohet nga zjarri në Skenderaj

Si pasojë e shpërthimit të një bombol gazi, një shtëpi është përfshirë nga zjarri dje në Skenderaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, gjatë shuarjes së zjarrit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se nga një bombol gazi, kishte marr zjarr shtëpia e viktimës mashkull kosovar. Gjatë shuarjes së zjarrit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, njoftoj policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)