Arrestohet një person në Prishtinë

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 11:17
Arrestohet një person në Prishtinë

Pasi kishte shtënë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij, policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin, i dyshuari ka dorëzuar disa armë.

"Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, në oborrin e shtëpisë së tij kishte shtën me armë zjarrit në ajër. Gjatë kontrollit të njësitit patrullues i dyshuari vullnetarisht kishte dorëzuar : një AK47 me 51 fishek, një pistoletë e llojit TT me 9 fishek, një pistoletë e llojit CZ me 12 fishek , si dhe 14 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)