Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për dhunim

  • A.P /
  • 11 May 2026 - 11:05
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për dhunim

Dy persona janë arrestuar në Istog nën dyshimin për dhunim.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 maj rreth orës 09:02, ku viktima, një grua kosovare dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

(Kosova Sot Online)