Kurti paralajmëron konferencë për media bashkë me Bislimin

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 15:25
Kurti paralajmëron konferencë për media bashkë me Bislimin

Nesër në një konferencë për media, do të dalin së bashku kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Konferenca është caktuar të mbahet të orën 10:30 në ndërtesën e Qeverisë, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Arsyeja e thirrjes së kësaj konference për shtyp nuk u bë e ditur, por është e para pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të enjten në Bruksel.

Takimi përfundoi pa sukses në rezultat. Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell tha se Kurti s’ishte i gatshëm të ecte përpara, ndryshe nga Vuçiqi, për të cilin tha se “e ka pranuar propozimin” e BE-së për zbatimin. Ai përmendi rrezikun e rieskalimit të situatës në veri të vendit.

(Kosova Sot Online)