EULEX përforcohet edhe me 20 pjesëtarë

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 15:41
EULEX përforcohet edhe me 20 pjesëtarë

Raportohet se 20 xhandarë lituanezë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane arritën sot në Kosovë për t’iu bashkuar Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it (NJPSR), e cila aktualisht përbëhet nga 24 karabinierë italianë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Xhandarët lituanez të NJPSR-së do t’i përforcojnë përkohësisht radhët e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë, me qëllim që t’i përgjigjet nevojave të Misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për të qenë në gjendje t’i mbështesin më mirë homologët kosovarë, nëse kjo kërkohet dhe nëse është e nevojshme.


(Kosova Sot Online)