Biden sanksionon ish-presidentin

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 17:48
Biden sanksionon ish-presidentin

Pas shkëmbimit të të burgosurve, presidenti amerikan Joe Biden ka sanksionuar ish-presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad dhe Ministrinë e Inteligjencës së Teheranit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë fali pesë iranianë të burgosur në këmbim të lirimit të pesë amerikanëve të ndaluar në Iran.

Sanksionet kundër Ahmadinexhadit dhe Ministrisë së Inteligjencës, shpjegoi mbrëmë një zyrtar i lartë amerikan në një konferencë telefonike, u vendosën për rastin e Bob Levinson, një ish-agjent i FBI-së i cili u zhduk në Iran në rrethana misterioze.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë kurrë nga rasti i Levinson. Ne kërkojmë që regjimi iranian të japë një llogari të plotë të asaj që i ndodhi,” tha zyrtari.

Administrata Biden arriti disa ditë më parë një marrëveshje me Iranin për lirimin e pesë shtetasve amerikanë të ndaluar në vend, në këmbim të transferimit të 6 miliardë dollarëve në fondet e ngrira të Teheranit dhe pesë të burgosurve iranianë. 


(Kosova Sot Online)