Ja me kënd pritet të takohet Zelensky

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 19:29
Ja me kënd pritet të takohet Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, pritet të takohet me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva këtë javë në Nju Jork, sipas dy burimeve të qeverisë braziliane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo vjen pasi një zyrtar i lartë ukrainas tha se Presidenti Zelenskyy planifikon të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në qytetin e Nju Jorkut

Ai gjithashtu pritet të takohet me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të enjten e ardhshme.

Një takim midis Zelensky dhe Lula mund të jetë i rëndësishëm, pasi kur filloi lufta në Ukrainë, shpresat ishin më të larta se Brazili mund të mbështeste pozicionin perëndimor.

(Kosova Sot Online)