Presidentja Osmani takohet me kryeministrin e Libanit

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 20:46
Presidentja Osmani takohet me kryeministrin e Libanit

Në Nju York me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati, është takuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë takim është folur për përpjekjet e Kosovës dhe Libanit për afrimin e vendeve dhe popujve mes vete.

”Përsëriti përkushtimin e vendosur të Kosovës për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe me Libanin si një hap thelbësor për afrimin e vendeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)