Zelensky: Duhet të dëgjohen mesazhet tona në OKB

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 12:33
Zelensky: Duhet të dëgjohen mesazhet tona në OKB

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me ushtarë të plagosur ukrainas në një spital të qytetit të Nju Jorkut përpara fjalimit të tij para liderëve botërorë në Kombet e Bashkuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vizitën e tij të parë personalisht që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022, presidenti ukrainas do të flasë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të liderëve botërorë.

“Por për ne, është shumë e rëndësishme që të gjitha fjalët tona, të gjitha mesazhet tona të dëgjohen nga partnerët tanë. Dhe nëse në Kombet e Bashkuara ka vend për terroristët rusë, mesazhi nuk është për mua, mendoj se është një mesazh për të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara.”

Pas Nju Jorkut, ai do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe anëtarë të Kongresit. Në një postim në Telegram, Zelensky tha gjithashtu se ka në plan të takohet me zyrtarë ushtarakë dhe të biznesit, ndërsa do të marrë pjesë edhe në Këshllin e Sigurimit.

Ndërkaq qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv, u trondit nga shpërthime në orët e para të së Martës. Një person u plagos dhe ndërsa nga sulmi pati dëmtime në një magazinë. Lviv, afër kufirit polak, shihet si një nga qytetet më të sigurta të Ukrainës, por ka përjetuar më shumë sulme kohët e fundit.

Ndërkaq në fushën e betejës ushtarët ukrainas kanë shpartalluar tre nga brigadat më të mira ruse që luftojnë në vijat e frontit në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës. Komandanti i forcave tokësore ukrainase përshëndeti rimarrjen e fundit të fshatrave lindore, Andriivka dhe Klishchiivka dhe e cilësoi si një përparim të rëndësishëm. Ukraina tani ka rimarrë rreth 50 km katrorë tokë rreth Bakhmutit që nga fillimi i kundërsulmimit të saj të shumëpritur që nisi në Qershor.

(Kosova Sot Online)