Arrestohet zyrtari i ATK’së

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 16:12
Arrestohet zyrtari i ATK’së

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka pranuar informacione për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në komunikatë thuhet se janë siguruar dëshmi se personi I dyshuar me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare.

I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH- Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)