
Arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Ferizaj, përmes veprimeve paraprake hetimore të zhvilluara, kanë arritur të sigurojnë dëshmi se një i dyshuar është përfshirë në veprimtari penale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I dyshuari, B. XH., (viti i lindjes 1967, mashkull kosovar), ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj, derisa ishte në atë pozitë (deri në vitin 2019 – si ofiqar), ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas të huaj (shtetas turk) në sistemin elektronik të gjendjes civile, pa i plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.
Shtetasi turk ka arritur që pas regjistrimit të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe me pasaportë të Republikës së Kosovës.
I dyshuari, me veprimin e tij dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’. I njëjti, sot më 20.09.2023, është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me aktvendim të lëshuar nga prokurori, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh.
(Kosova Sot Online)