Fatos Nano del nga spitali

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 19:26
Fatos Nano del nga spitali

Ish-kryetari i PS-së, dhe ish-kryeministri Fatos Nano ka lënë spitalin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Disa javë pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë, Nano ka dalë nga spitali pasi gjendja e tij shëndetësore është më e mirë dhe e qëndrueshme.

Sipas mjekëve ai ka nevoje për një periudhë qetësie dhe rehabilitimi, pasi të jetë në gjendje që ti rikthehet aktiviteteve normale.

Nano vuan nga sëmundja e SPOK, ose pamjaftueshmëri në frymëmarrje.


(Kosova Sot Online)