Vokrri publikon fotografi të Lulzim Hetemit nga një mbledhje në Komunën e Leposaviqit

  • E.k /
  • 22 September 2023 - 12:00
Vokrri publikon fotografi të Lulzim Hetemit nga një mbledhje në Komunën e Leposaviqit

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka publikuar fotografi të kryetarit të komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi që nga maji është i ngujuar brenda objektit të komunës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vokrri tha se me Hetemin kanë mbajtur mbledhje teksa shtoi se kanë marrë edhe vendime.

“Patëm kënaqësinë të jemi të jemi mysafirë në mesin e kabinetit të kryetarit të Komunës së Leposaviqit z. Lulzim Hetemi gjatë mbledhjes së radhës e cila zgjati deri në mbrëmje. Vendimet e rëndësishme e të qëndrueshme mirren bashkë.

Qytetarët e Leposaviqit do të kenë qeverisje serioze siq nuk e kanë pasur më parë, në shërbim të tyre”, tha ai.

(Kosova Sot Online)