Alen Berset: Në Serbi dhe Kosovë nevojiten hapa të besueshëm për ta rikthyer procesin në binarë

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 19:32
Alen Berset: Në Serbi dhe Kosovë nevojiten hapa të besueshëm për ta rikthyer procesin në binarë

Për takimin që ka pasur sot presidenti zviceran, Alen Berset me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një komunikatë për media ka njoftuar Presidenca zvicerane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim të tyre është biseduar për situatën në veri të vendit dhe për dialogun e lehtëuar nga Bashkimi Evropian për normalizim raportesh Kosovë-Serbi.

 Presidenti theksoi mbështetjen e Zvicrës për procesin e normalizimit dhe bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të negociuara në Bruksel dhe Ohër në pranverë.

„ Në Serbi dhe Kosovë nevojiten hapa të besueshëm dhe pragmatizëm për ta rikthyer procesin në binarë. Prandaj, diskutimet trajtuan hapat e përcaktuar në marrëveshjet që do të ndërmerren nga të dyja palët, duke përfshirë përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të garantuar një shkallë adekuate të vetë-menaxhimit për komunat me shumicë serbe“,thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)