Ja nga kush u krye sulmi në Veri

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 11:06
Ja nga kush u krye sulmi në Veri

Sipas burimeve nga brenda strukturave të sigurisë, sulmi në Veri, ku një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vdekur në Veri të vendit dhe një tjetër është plagosur, është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë të cilat kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky grup i armatosur i njësive të specializuara të Serbisë ka ndërhyrë drejtpërdrejt në veri dhe ka organizuar pritën e armatosur duke vrarë një polic dhe duke plagosur një tjetër.

Krerët e shtetit të Kosovës kanë dënuar ashpër një incident të tillë tragjik. Reagime kanë ardhur edhe nga ambasadat e huaja të cilat kërkojnë që autorët e rastit të sillen para drejtësisë. Reagime të shumta po vijnë edhe nga figura të tjera politike ndërkombëtare.

Ndërkohë që është duke u mbajtur edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka nisur në orën 10:00.


(Kosova Sot Online)