Reuten: BE dhe SHBA të mbështesin sundimin e ligjit në të gjithë Kosovën

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 15:55
Reuten: BE dhe SHBA të mbështesin sundimin e ligjit në të gjithë Kosovën

Pas situatës tepër të tensionuar në veri të vendit si rezultat i nje sulmi të armatosur të një grupi kriminal nga Serbia ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ka reaguar eurodeputeti holandez Thijs Reuten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Reuten ka thënë se sitauta është jashtëzakonisht e rrezikshme meqë një grup i maskuar dhe i armatosur rëndë ka sulmuar Policinë e Kosovës dhe ka vrarë njërin.

Ai tutje shton se grupi i armatosur duket se ndodhet brenda manastirit të Banjskës. Reuten ka thënë se prëndimi duhet të mbështes arrestmimin e autorëve dhe marrjen në pyetje të tyre.

 “Është thelbësore që BE-ja dhe SHBA-ja të vazhdojnë të qëndrojnë prapa policisë dhe autoriteteve të Kosovës që mbështesin sundimin e ligjit në të gjithë Kosovën në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë arrestimin dhe marrjen në pyetje të autorëve dhe të parandalojë dhunën e mëtejshme.“, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)