Hovenier flet pas takimit me Kurtin

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 16:13
Hovenier flet pas takimit me Kurtin

Pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u lënduan, ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot ka shkuar në zyre të kryeministrit Albin Kurti për takim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier para gazetarëve tha se nuk ka diçka më shumë sesa ato që ka thënë në deklaratën e lëshuar për media pak më herët ku dënoi vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe kërkoi që autorët të sillen para drejtësisë.

“S’kemi për të thënë diçka më shumë se reagimet që i kemi lëshuar”, tha shkurt Hovenier.

(Kosova Sot Online)