Rajojiçiq rezulton të jetë pajisur nga policia me leje për përdorimin e gjashtë armëve

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 16:32
Rajojiçiq rezulton të jetë pajisur nga policia me leje për përdorimin e gjashtë armëve

Milan Rajojiçiq rezulton të jetë pajisur nga Policia e Kralevës me leje për përdorimin e gjashtë armëve të llojeve të ndryshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të gjitha këto leje del t’i jenë dhënë në vitin 2017, sipas dokumentit të prezantuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një konferencë për media, Svelça tha se ky dokument është gjetur në një nga veturat e konfiskuara në aksionin e zhvilluar në Zveçan, kundër grupit terrorist.

Sveçla ka thënë se kjo dëshmon lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Radojiçiqit në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës dje në orët e para të mëngjesit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.


(Kosova Sot Online)